Mancini: Dua të fitoj Kupën e Botës si trajner me Italinë!

Futboll

Mancini: Dua të fitoj Kupën e Botës si trajner me Italinë!

Më: 11 janar 2018 Në ora: 11:55
Roberto Mancini

Roberto Mancini del në fushë të hapur, pas një sulmi të fundit. Trajneri i Zenit tregon dhe zbulon ëndrrën e tij për të trajnuar Italinë, ndoshta edhe duke fituar Kupën e Botës me të.

Në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, Mancini ka folur edhe për “Interin e tij”, midis të kaluarës dhe të tashmes. Këto janë fjalët e Mancinit për ekipin kombëtar: “Kam një ëndërr: të fitoj si trajner atë që nuk fitova dot si lojtar: një Kupë Bote. Unë kam punuar në fushë çdo ditë, për 40 vjet, si lojtar dhe trajner. Do të kthehem në një klub, pas ekipit kombëtar.

Unë kam punuar dhe fituar në klube të mëdha, por mendoj se është nder i madh, një krenari, fitimi i një Kampionati Europian, ose Botëror. Të rinjtë e mirë janë atje, më pëlqen Belotti, Pellegrini, Romagnoli, të cilët mund të rriten shumë. Çdo sezon vijnë të tjerët, italianët kanë diçka më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat