Periudha e artë e Prishtinës nuk harrohet asnjëherë sidomos nga gjeneratat e vjetra. Prishtina pesë vite rresht (1983-88) ka qenë në Ligën e Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia! Një fakt që duhet kujtuar patjetër për brezin e ri, se qysh atëkohë gjenerata e artë ka pasur një periudhë edhe një kryetrajner shqiptar, i pari në elitën e shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Ai është Ajet Shoshollit që u emërua kryetrajner i KF Prishtinës, në javën e katërt të muajit dhjetor 1984!
Ajet Shosholli
Shosholli është kryetrajneri i parë shqiptar që drejtoi një ekip në elitën ish-jugosllave, kundër skuadrave të mëdha, si janë Cërvena Zvezda, Partizani, Hajduku, Dinamo, Sarajeva, Zhelezniçari etj. Shosholli ka qenë kryetrajner i Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Zoran Batroviqit etj. Kryetrajneri i parë shqiptar, do të thotë për elitën e futbollit të asaj kohe, jo kur kanë filluar hapat e parë të lartpërmendurit.