Skënderbeu, miqësore me rivalin e Bayernit - Bota Sot
Skënderbeu, miqësore me rivalin e Bayernit

Futboll

E hënë, 24 shtator 2018

Skënderbeu, miqësore me rivalin e Bayernit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:03
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu vijon përgatitjet dimërore në Antalia, ku deri më tani ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore, të humbur 3:0 ndaj Bursaspor. Testi i radhës për juglindorët do të jetë ndaj ekipit të njohur turk, Besiktas, që do të zhvillohet më 12 janar, ora 15:00, në kompleksin “Antalya Gloria Sports Arena”. Besiktas mban vendin e 4-t, pas 17 javësh kampionat, në Superligën Turke, vetëm 6 pikë larg nga vendi i parë, ndoshta i kondicinuar edhe nga pjesëmarrja në grupet e “Champions League”, ku vlen të përmendet fakti se gjigandi turk kaloi në fazat me eliminim direkt dhe tashmë do të ndeshet me Bayern Munih, në 1/16 e këtij kompeticioni. Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ndeshet me Besiktas. Kujtojmë që të dyja ekipet janë ballafaquar 2 herë në grupet e “Europa League”, sezoni 2015-2016, teksa në të dyja sfidat kanë dalë fitues turqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test