Kundërshtari i parë i Teutës

Futboll

Kundërshtari i parë i Teutës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:50
Kundërshtari i parë i Teutës

Vetëm pak orë pas zbarkimit në Antalia dhe startit të fazës përgatitore, Teuta siguroi edhe miqësoren e parë në tokën turke. Kundërshtari i ekipit të drejtuar nga Stavri Nica do të jetë FC Slovacko, skuadër që militon në kampionatin elitar të Republikës Çeke. Ndeshja do të luhet të shtunën, pak pas mesdite me orën shqiptare, ndërsa trajneri Nica do të jetë në gjendje që të vlerësojë gjendjen e skuadrës pas ditëve të para me stërvitje intensive. Gjatë qëndrimit 12-ditor në Antalia, Teuta pritet të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore, me emrin e kundërshtarit që ende nuk është përcaktuar. Miqësorja me FC Slovacko, ekipin që në këtë sezon po lufton për mbijetesë në Ligën e Parë çeke, do të jetë një test i mirë edhe për blerjet e reja të skuadrës. Nga Tambadou e Gjorgjevski, për të vijuar me Mustafov dhe Amir Bilalin të afruar në merkaton e janarit, që tashmë duhet të nisin integrimin me skuadrën por edhe me skemat e trajnerit në fushën e lojës për një skuadër që pritet të jetë krejt ndryshe në gjysmën e mbetur të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat