Starova e largoi si “të padobishëm”

Futboll

Starova e largoi si “të padobishëm”

Më: 11 janar 2018 Në ora: 17:08
Mustafa Xhixhiua

Lista që trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, paraqiti para nisjes për fazën përgatitore në Antalia kishte disa lojtarë “të padëshiruar” në ekip, dhe njëri ndër ta ishte edhe sulmuesi i afruar në verë Mustafa Xhixhiua. Ai u detyrua të largohej nga klubi i Partizanit dhe nisi kërkimin për një ekip të ri.

Mesa duket, sulmuesi është afruar te ekipi i Erzenit, që luan në Kategorinë e Parë, pasi ai ishte i pjesë e ekipit shijakas në miqsoren e sotme ndaj Ilirisë. Jo vetëm kaq, por sulmuesi shënoi të dy golat e Erzenit në fitoren e tyre 2-1.

Nuk dihet nëse Xhixhia ka firmosur tashmë me ekipin shijakas, apo është në provë, pasi nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga klubi. Kjo ishte ndeshja e parë edhe për trajnerin e ri të Erzenit, Nevil Dede.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat