Lëndohet Wilshere

Futboll

Lëndohet Wilshere

Më: 11 janar 2018 Në ora: 18:00
Lëndohet Wilshere

Nuk dihet saktësisht se sa do të mbetet jashtë fushës futbollisti Jack Wilshere. Ai është lënduar në takimin ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit, e cila përfundoi me rezultat 0:0, në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se nuk e di sa do të mungojë Jack Wilshere, i cili është rikthyer pas një kohe të gjatë mungese në fushat e blerta.

“Ka një lëndim në kyçin e këmbës. A do të jetë në dispozicion për të dielën dhe për sa kohë do të jetë jashtë, nuk e di”, ka thënë Wenger. Një problem i ngjashëm i kushtoj Wilsheret me 47 ndeshje gjatë sezonit 2015/16 dhe se kjo mund ta dëmtoj shkuarjen në Kampionatin Botëror në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat