Silva: Ky futbollist dëshiron të largohet nga PSG

Futboll

Silva: Ky futbollist dëshiron të largohet nga PSG

Më: 11 janar 2018 Në ora: 18:52
Thiago Silva

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, ka thënë se objektivi i Interit, Javier Pastore, i ka thënë se do të largohet nga klubi pas një peridhe të errët që kur u transferua tek francezët në vitin 2012.

Mesfushori argjentinas është lidhur me një kalim tek skuadra italiane, Interi, por zikaltërit do t’i duhet ta huazojnë atë pa ue konfirmuar për ta blerë sepse iu duhet t’i respektojnë rregullat e Financiar Fair Play (FFP) të UEFA-s, prandaj mund ta blejnë atë vetëm pas 30 qershorit.

Ai dhe Cavani u rikthyen me vonesë në skuadër nga pushimet dimërore dhe asnjëri prej tyre nuk u paraqit mbrëmë kundër Amiens në Kupën e Ligës.

Pas kësaj ndeshjeje, të cilën PSG e fitoi dhe kaloi në rrethin tjetër, Thiago Silva tha: “Mendoj se herët a vonë klubi do ta rikthejë atë [Cavanin]”.

“Por, mendoj se rasti i Pastores dallon me atë të Cavanit. Mendoj se Pastore u ka thënë klubit se dëshiron të largohet, por klubi nuk është pajtuar”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat