Dallku: Garë e fortë për Europa League

Futboll

Dallku: Garë e fortë për Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2018 Në ora: 19:31
Ardin Dallku

Ardin Dallku ka synime të mëdha me skuadrën ukrainase, Vorksla Poltava. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Dallku, është në vlugun e përgatitjeve me Vorkla-n dhe me pretendime që të përgatiten sa më mirë për vazhdimin e kampionatit. Vorksla është në vend të tretë me 31 pikë, ka katër më shumë se vendi i katërt, Zorya, por ngec për 11 sosh nga lideri Shakhtari. Futbollisti deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se synimi kryesorë është kualifikimi në Europa League. Sipas tij, është konkurrencë e fortë, por beson se me bashkëlojtarët e tij do t’ia arrijnë qëllimit.

 

“Bota sot”: Tash e një kohë keni filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit, a është fazë e mundimshme?

Ardin Dallku: Normalisht se është fazë shumë e mundimshme. Megjithatë punët shkojnë mirë. Ne këtë vit kemi synim që të luajmë në Europa League. Çka do të thotë se nuk është lehtë për ne sepse katër ekipe konkurrojnë për garat e Europa League.

“Bota sot”: Vorskla ka 31 pikë, por është në përcjellje të skuadrave, si Zorya (27), Veres (26), Olimpik (25), faktikisht a e ndjeni presionin e këtyre skuadrave?

Ardin Dallku: Nuk do të thosha se jemi në presion, por kemi konkurrencë për vendin e tretë. E dimë se Zorya ka treguar lojëra shumë të bukura në Europa League dhe po vazhdon ende të tregon lojë të bukur në kampionat.

“Bota sot”: A e sheh pjesën e dytë të kampionatit edhe më të fortë?

Ardin Dallku: Shumë më të fortë dhe do të jenë ndeshjet më interesante sepse edhe ky sezon është i shkurtër, për shkak se siç dihet fillon Kampionati Botëror. Kampionati ukrainas do të përfundon me 19 maj.

“Bota sot”: Tani përgatitjet në Turqi, është një mundësi e mirë për më shumë ndeshje miqësore po ashtu të arrini formën sa më mirë?

Ardin Dallku: Besoj se po, sepse kemi kundërshtar të vështirë që në ligat e veta renditën goxha mirë. E jona është që të përgatitemi maksimalisht sepse na pret sezon me mjaft ndeshje të vështira.

“Bota sot”: Ku është forca e Vorskla-s?

Ardin Dallku:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat