Pastore i përgjigjet shpejtë Silvas

Futboll

Pastore i përgjigjet shpejtë Silvas

Më: 11 janar 2018 Në ora: 20:47
Javier Pastore

Javier Pastore i është përgjigjur shpejtë kapitenit të PSG-së, Thiago Silva.

Sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se ëndërron të pensionohet te PSG, duke hedhur poshtë deklaratat e Silvas se ky i fundit po kërkon largimin.

Silva ka deklaruar se Pastore po kërkon largimin nga PSG.

“E përsëris, ëndrra ime gjithmonë ka qenë që të jem transferimi i fundit ‘origjinal’, që do të largohem nga PSG-ja pas projektit për të cilin edhe jam transferuar”, ka deklaruar Pastore.

“Gjithmonë kam qenë besnik. Nuk është e vërtetë se dua të largohem. Dua ta përfundoj karrierën te PSG-ja”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat