Maradona kritikon Sevilla-n: Ka 1000 trajnerë në qarkullim që janë më të mirë se Montella

Futboll

Maradona kritikon Sevilla-n: Ka 1000 trajnerë në qarkullim që janë më të mirë se Montella

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:02
Prezantimi i Montella

Diego Armando Maradona ka kritikuar Sevilla-n për emërimin e Vincenzo Montella-s në stolin e ekipit.

Vendimi për të shkarkuar Eduardo Barrizo-n ka shkaktuar polemika të mëdha, pasi ai sapo ishte rikthyer në punë pas trajtimit të kancerit kur iu komunikua lajmi i keq vetëm dy ditë përpara Krishtlindjes.

“Është çmenduri që Montella ka marrë vendin e  Berizzo-s,” shprehet Maradona në Instagram.

“Sidomos kur Montella është shkarkuar nga Milan pas një pune të dobët. Ka njëmijë trajnerë më të mirë se ai.

“Biznesmenët nuk duhet ta kontrollojnë futbollin (Berizzo duhet mbështetur). Ose të paktën zëvendësojeni me një person të denjë. Kjo gjë duhet të ndryshojë.”

Montella është emëruar nga Sevilla vetëm një muaj pasi ishte shkarkuar nga Milan për rezultatet dhe paraqitjet e dobëta të ekipit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat