Presidenti i Tottenhamit ia mbyll derën Realit për Kane

Futboll

Presidenti i Tottenhamit ia mbyll derën Realit për Kane

Më: 12 janar 2018 Në ora: 06:16
Harry Kane dhe Daniel Levy

Presidenti i Tottenham Hotspur, Daniel Levy ka hedhur poshtë spekulimet që lidhin Harry Kane dhe Dele Alli me disa nga klubet më të mëdha të Evropës, veçanërisht me Real Madridin.

24-vjeçari Kane, i cili shënoi më shumë gola në ligat evropiane në vitin 2017, ka tërhequr interesimin e Real Madridit.

Kjo pasi klubi mbretëror e sheh sulmuesin e fortë anglez si një zëvendësim ideal për të ‘plakurin’ Karim Benzema.

Deri më tani Alli ka pasur një sezon pa vazhdimësi të mirë më 2017/18, por kjo nuk ka ndaluar PSG-në për të transferuar 21-vjeçarin anglez.

Megjithatë, me Tottenhamin që do të zhvendoset në stadiumin e tyre të ri në sezonin e ardhshëm, Levy nuk ka plane për të shitur dy lojtarët kryesorë të klubit.

“Unë jam 100 për qind i sigurt. Çdo lojtar që duam të mbajmë, mund t’ju siguroj se do të luaj për Tottenham Hotspur sezonin e ardhshëm”, ka thënë Levy për Sky Sports News.

Ndryshe, ditëve të kaluara është folur për një ofertë gjigante të Realit për Kane, në të cilën përfshihet edhe Gareth Bale si pjesë e marrëveshjes.

Në anën tjetër, çmimi që do të bënte Kane të largohet nga Tottenhami besohet të jetë mbi 200 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat