Jupp Heynckes do të mbetet trajner i Bayern Munich edhe për edicionin e ri.
72 vjeçari gjerman pritet të mbetet në bankinën e gjigantit bavarez edhe në sezonin e ardhshëm.
Lajmi është konfirmuar nga media spanjolle, ‘MundoDeportivo’.
Heynckes e mori drejtimin e Bayernit pas fillimit të sezonit, duke zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelotti, që nuk arriti rezultate të mira.