Miqësore luksi për Skënderbeun

Futboll

Miqësore luksi për Skënderbeun

Më: 12 janar 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

Më 8 janar, Skënderbeu luajti miqësoren e parë, ku u mund 3-0 nga Bursaspori. Sot korçarët kanë testin e dytë, pa dyshim një miqësore luksi, pasi përballë do të kenë një ekip që merr pjesë në grupet e Champions-it, Beshiktashi.

Një ndeshje e fortë kjo për Skënderbeun, i cili është përballur më herët me turqit në grupet e Europa Ligës para dy sezonesh. Ndeshja ndaj Beshiktashit do të luhet në orën 15:00 në “Titanic Resort”.

Testet miqësore në fazën përgatitore në Turqi do të mbyllen me përballjen ndaj rumunëve të Vitorul Konstanca.

Këto janë tre testet e Skënderbeut në Turqi, por që sigurisht e gjithë vëmendja është te ndeshja e parë që do të luhet sot dhe që Daja do të kërkojë së pari lojën nga të tijtë, më pas edhe rezultatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat