Valverde arrin Guardiolën; 28 ndeshje pa humbur me Barçën

Futboll

Valverde arrin Guardiolën; 28 ndeshje pa humbur me Barçën

Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:41
Ernesto Valverde

Për herë të parë, që nga drejtimi i Barcelonës, “Camp Nou” dëgjoi thirrjet “Ernesto Valverde”. Puna e tij ka filluar të vlerësohet shumë tashmja, nga të gjithë drejtuesit e klubit dhe tifozët. Dhe numrat nuk gënjejnë: Valverde është tashmë në podium të trajnerëve, me rekordin më të mirë të ndeshjeve pa humbur.

Klubi i tij ka 28 ndeshje pa humbur (22 fitore dhe 6 barazime), njësoj si Guardiola i sezonit 2010-2011 (23 fitore dhe 5 barazime). Ai që është ende larg, në këtë drejtim, për t’u arritur, ka emrin Luis Enrique. Ky i fundit, në drejtimin e Barcelonës regjistroi plot 39 ndeshje pa humbje (32 fitore dhe 7 barazime).

Kjo ecuri pozitive spikat së pari nga stabiliteti mbrojtës i katalanasve: 20 lojëra pa asnjë gol të pësuar këtë sezon. Pastaj, evidentohet bilanci taktik (nga 4-3-3 në një 4-4-2, që ka kthyer forcën në qendër të fushës) dhe, së fundi, nga shkëlqimi. Gjysma e dytë e ndeshjes në “Bernabeu” dhe e para e njëzet minutave kundër Celta tregojnë se Barça mund të mbetet e shkëlqyeshme.

Me Messin, sigurisht, është më e lehtë. Por, Valverde e di se këto shifra kanë pak kuptim: “Ne jemi në gjysmë të rrugës. Në “San Sebastian” kemi arritur “ekuatorin” e La Liga-s, jemi në çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe në 1/8 e Champions-it”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat