Berisha, futbollisti më i mirë i vitit!

Futboll

Berisha, futbollisti më i mirë i vitit!

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:28
Valon Berisha

Anëtari i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, u shpall futbollisti më i mirë i vitit 2017, në ceremoninë e organizuar në hotel “Emerald” nga Federata e Futbollit të Kosovës. Berisha luan në pozitën e mesfushorit dhe është anëtar i skuadrës së mirënjohur austriake, Salzburgu.  Ai ka qenë shtylla e kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. 

Kjo është hera e dytë që mesfushori i Salzburgut shpallet futbollisti më i mirë në Kosovë, çmim të cilin e kishte marrë edhe për vitin 2016. Amir Rrahmani dhe Hekuran Kryeziu ishin konkurrentët e tij. Ndërkaq, përbërja më e mirë e vitit 2017 është: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti. Lojtari më i mirë i vitit në Superligë u zgjodh Florent Hasani. Ndryshe Hasani është pjesë  e kampionit në fuqi Trepçës ’89 dhe i kombëtares së Kosovës U-21. Ai u shqua me lojëra të mira qoftë në fanellën e Trepçës ’89 qoftë të kombëtares. 

Klubi më i mirë dhe më “fair-play” pa dyshim është kampioni Trepça ’89. Skuadra mitrovicase krahas më Fair – Play, u shpall ekipi më i mirë. Liburni nga Gjakova në fustsall, i takoi epiteti i klubit më të mirë, ndërsa lojtari më i mirë u zgjodh Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare. Në konkurrencën e femrave, Hajvalisë i takoi epiteti i skuadrës më të mirë, ndërsa tri futbollistet më të mira janë: 1. Zelfije Bajramaj, 2. Edona Kryeziu dhe 3. Verona Berisha.  Çmimi i trajnerit më të mirë i takoi Zekirja Ramadanit, i cili me Trepçën ’89 u shpallën kampionë të Kosovës, së fundi kishte drejtuar edhe Feronikelin nga Drenasi.  Golashënuesi më i mirë është Oto John i Trepçës ’89, ndërsa gjyqtari i vitit ishte Genc Nuza. Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë mirënjohje për ish përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaki. FFK-ja e ka vlerësuar kontributin e Bunjakit, me të cilin e ndërpreu kontratën para pak muajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat