Unitedi dhe Chelsea në “luftë” për futbollistin e njohur

Futboll

Unitedi dhe Chelsea në “luftë” për futbollistin e njohur

Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:30
Jose Mourinho dhe Antonio Conte

Manchester United dhe Chelsea kanë nisur një gare tjetër mes vete, në tregun e transferimeve.

Dy skuadrat e mëdha të Premierligës, kanë nisur një “luftë” mes vete për të siguruar shërbimet e një talenti brazilian.

‘DailyStar’ raporton se Manchester United i Jose Mourinhos dhe Chelsea e Antonio Contes, janë të interesuar të nënshkruajnë me Arthur Melon e Gremios.

Braziliani 21 vjeçar po regjistron paraqitje të mira të Gremio, dhe këtë dimër mund të nis një aventurë të re në ligën më të fortë të futbollit, në Premierligë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat