Nuk ka siguri për futbollistët! - Bota Sot
Nuk ka siguri për futbollistët!

Futboll

E diel, 22 korrik 2018

Nuk ka siguri për futbollistët!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2018 Në ora: 19:01
Erdin Hashani e Genc Sermaxhaj

Futbollistët nuk e kanë edhe sigurinë e plotë në disa skuadra sidomos te ato që luftojnë për mbetje në elitën e futbollit. Disa herë ka ndodhur që skuadrat të cilat luftojnë për mbijetesë, kanë rënë në krizë financiare dhe kishin liruar futbollistët që të largohen, në pamundësi për t’i përmbushur obligimet ndaj tyre.

Ka raste kur futbollistët kishin mbetur peng i skuadrës, pasi që as nuk i lironin dhe as nuk i përmbushnin obligimet ndaj tyre. Erdin Hashani, futbollist i mirënjohur, i cili së fundi u paraqit në petkun e Vllaznisë së Pozheranit, tani është lojtar i lirë.

Trajneri i shkollës së futbollit ‘79’ nga Gjilani, Genc Sermaxhaj, tha se futbollistët duhet t’i mbrojë kontrata që ata e bëjnë me klubet! Hashani tha se është i shqetësuar kur ka pasiguri për lojtarët. “Mendoj se është gjithmonë një pasiguri në ato skuadra që po luftojnë për mos me ra nga kategoria.

Mendoj se për këtë federata shumë shpejt do ta bëjë një zgjidhje, që të paktën të dihet buxheti i çdo klubit për një vit”, thotë Hashani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Si e sheh pranverën, cilat skuadra mund të luftojnë për titull e cila për ekzistencë? “Mendoj se këtë vit lufta për titull ka me qenë shumë interesante dhe nuk do të dihet deri në fund. Janë 5 ekipet e para që luftojnë për titull, kurse lufta për barazh ka me qenë interesante në mes te Flamurtarit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test