Topçinjtë duan të përforcojnë radhët në mesfushë, pasi pritet largimi i gjermanit Mesut Ozil, qysh në këtë afat kalimtar.
Arsenal është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për ta transferuar mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini.
Belgu, që është në vitin e fundit të kontratës në Old Trafford, tash e një kohë kërkohet edhe nga skuadra turke Besiktas.
Megjithatë, tekniku portugez Jose Mourinho mund të jetë i interesuar për ta mbajtur, pasi kohë më parë pati kërkuar zgjatjen e kontratës së tij edhe për një vit.