Guardiola nxit Sane: Luaj si Messi! - Bota Sot
Guardiola nxit Sane: Luaj si Messi!

Futboll

E shtunë, 20 janar 2018

Guardiola nxit Sane: Luaj si Messi!

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:39
Guardiola dhe Sane

Këtë frazë i ka thënë Jogi Low Mario Gotze-s përpara se ai të futej si zëvendësues në finalen e Kupës së Botës të 2014. Gotze shënon, Gjermania bëhet kampione bote.

Tani është Pep Guardiola ai që përdor të njëjtin stil psikologjik.

Trajneri i Manchester City kërkon nga Leroy Sane një stil loje të ngjashëm me lojtarin më të mirë të historisë Lionel Messi.

“Pep më ka thënë të luaj me të njëjtën liri si Messi, jo fiks si Messi pasi është e pamundur. ‘Luaj lirisht si Messi, argëtohu!’,” shprehet Sane.

Lojtari i përfaqësueses gjermane u transferua në 2016 për 50 mln euro nga Schalke në Mançester. Këtë sezon ka luajtur 29 herë duke shënuar nëntë gola dhe duke përgatitur 12 të tjerë.

Çmimi i tij në merkato është 75 mln euro, kjo e bën gjermanin e dytë më të shtrenjtë pas Toni Kroos i cili vlen 80 mln euro.

“Pep më ka bërë një lojtar më të mirë që në ditën e parë te City. Ai është tepër mbresëlënës, ai kërkon të përmirësojë të gjithë.”

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test