El Shaarawy drejt largimit nga Roma

Futboll

El Shaarawy drejt largimit nga Roma

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:49
El Shaarawy

Sirena angleze për Stefan El Sharawy. Sulmuesi italian është rikthyer në nivelin më të mirë këtë sezon me Romën por klubi ka nevojë të shesë të paktën 1 lojtar për t’u rikthyer brenda parametrave të Fair Play Financiar.

Për 25-vjeçarin kanë shfaqur interes disa ekipe angleze, mes tyre Arsenal, Southampton dhe West Ham dhe me një ofertë prej 20 mln euro drejtuesit mund të tundohen për të nisur bisedimet për shitjen e El Shaarawyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat