Realit veç emri i ka mbetur, e ‘turpëron’ edhe Villarreali

Futboll

Realit veç emri i ka mbetur, e ‘turpëron’ edhe Villarreali

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:22
Ronaldo

Real Madrid ka pësuar edhe humbjen e katërt në La Liga këtë edicion.

Është skuadra e Villarrealit që ka mposhtur kampionët e La Ligas në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 88’, nga Fornlas, pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Villarreal.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Reali nuk fiton në La Liga, dhe më këtë humbje numëron 32 pikë, duke u renditur në vendin e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat