Chelsea në histori me një rekord të padëshiruar

Futboll

Chelsea në histori me një rekord të padëshiruar

Më: 13 janar 2018 Në ora: 19:20
Antonio Conte

Forma e tmerrshme e Chelseas para golave vazhdoi edhe kundër Leicester Cityt pasditen e sotme (e shtunë) dhe për këtë ata kanë krijuar edhe një pjesë të padëshiruar në historinë e “Bluve”.

Me paraqitjen pa gola kundër “Dhelprave”, të cilët luajtën 22 minutat e fundit me vetëm dhjetë lojtarë në fushë për shkak të ndëshkimit të Ben Chilwell me kartonin e dytë të verë në Stamford Bridge, Chelsea është ndalur me rezultat 0 me 0 për të tretën herë radhazi në të gjitha kompeticionet – për herë të parë në historinë e tyre.

Skuadra e Antonio Contes nuk ishte në gjendje të realizojë ndonjë gol ndërkohë që vizitorët shfaqën një paraqitje të mirë duke vendosur vazhdimisht nën presion kampionin.

Eden Hazard nuk ishte shërbyer aspak dhe u zëvendësua në minutën e 58′, ndërsa forma në rënie e Alvaro Moaratas nuk shfaqi shenja se do të ndalet.

“Blutë”, të cilët mund të bien prapa Liverpoolit në pozitën e katërt të dielën, shpresojnë të rikthehen në rrugën e duhur në paraqitjen e dytë kthyese në FA Cup kundër Norwich Cityt të mërkurën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat