Atletico Madrid s’dorëzohet, mban hapur kampionatin

Futboll

Atletico Madrid s’dorëzohet, mban hapur kampionatin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:56
Pamje nga ndeshja Eibar - Atletico Madrid

Atletico Madrid ka fituar 1-0 në fushën e Eibar dhe ka ngushtuar në gjashtë pikë diferencën me Barcelona, që kryeson kampionatin spanjoll me 48 pikë.

Kjo ka qenë fitorja e dytë radhazi e skuadrës së Diego Simeone-s në La Liga dhe i ka ngjitur ata në kuotën e 42 pikëve, 10 më shumë se kushërinjtë e tyre të Real Madrid, të cilët janë mundur 1-0 në shtëpi nga Villarreal.

Goli që ka vendosur takimin është shënuar në minutën e 27-të të pjesës së parë nga Gameiro, i cili ka realizuar një nga golat më të lehtë të karrierës së tij, duke dërguar topin në portën e boshatisur pas asistim të marrë nga Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat