Carvajal: Ai që nuk ka besim te ky ekip është i lirë të largohet - Bota Sot
Carvajal: Ai që nuk ka besim te ky ekip është i lirë të largohet

Futboll

E shtunë, 21 prill 2018

Carvajal: Ai që nuk ka besim te ky ekip është i lirë të largohet

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:19
Dani Carvajal

Megjithëse pësoi një tjetër humbje ndaj Villarreal, Dani Carvajal ka sugjeruar se çdo lojtar që nuk ka besim te forca e skuadrës është i lirë të largohet.

Real kishte mundësitë për të fituar ndeshjen por në fund u mposhtën nga “Nëndetësja”.

“Rezultati nuk i përgjigjet lojës së zhvilluar për 90 minuta,” shprehet mbrojtësi i djathtë pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë vuajtëm lodhjen, por kishim më shumë raste.

“Është një situatë shumë e vështirë, por ai që nuk beson te skuadra është i lirë të largohet.”

Cristiano Ronaldo goditi dy herë shtyllën dhe humbi një rast të artë pak përpara pushimit.

“Është e vështirë të shpjegohet,” vijon Carvajal.

“Shkon në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes dhe je i mbaruar, por ky është futbolli.

“Shpresoj të festojmë ndonjë titull në fund të sezonit.”

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test