Rafinha jashtë grumbullimit: Barça “Ok” për huazimin falas te Inter, por… - Bota Sot
Rafinha jashtë grumbullimit: Barça “Ok” për huazimin falas te Inter, por…

Futboll

E shtunë, 20 janar 2018

Rafinha jashtë grumbullimit: Barça “Ok” për huazimin falas te Inter, por…

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:52
Rafinha

Pasi ka mbyllur praktikisht me sukses transferimin e mbrojtësit Lisandro Lopez, skuadra e Inter tashmë kërkon me insistim përforcime në mesfushë. Rafinha dhe Ramires janë dy objektivat kryesorë të skuadrës zikaltër. Referuar futbollistit të Barcelonës, mes palëve pritet që në ditët në vijim të ketë kontakte të reja. Ndërkohë, vetë futbollisti ka dhënë konfirmimin e tij për transferimin te Inter. Njëherësh edhe Barcelona ka rënë dakord me huazimin falas të Rafinha, por jo për shifrën e blerjes pas huazimit. Inter ka propozuar 20 milionë plus bonuse.

Nga ana tjetër, klubi katalanas, duke njohur vlerën e brazilianit nuk dëshiron ta humbasë për aq  pak, kështu që kërkon një shumë më të lartë për shitjen e tij. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, katalanasit do të bëjnë të ditur gjatë ditëve të ardhshme se cili do të jetë çmimi i shitjes së Rafinha. Më pas do të jetë në dorën e Inter, që të pranojë, ose të pezullojë tratativat. Ndërkohë trajneri i Barças, Valverde ka vendosur ta lërë braziljanin jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Real Sociedad, si një sinjal të qartë merkatoje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test