Sirena kineze për Mandzukic, por juventus dhe kroati vendosin

Futboll

Sirena kineze për Mandzukic, por juventus dhe kroati vendosin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:05
Mario Mandzukic

Vijojnë të mbërrijnë gjithmonë e më të fortë dhe insistues zërat për një interesim të madh të skuadrave nga kampionati kinez për sulmuesin kroat të Juventus, Mandzukic. Sikurse raporton “Premium Sport”, interesimi i klubeve nga Super Liga e shtetit aziatik është real dhe konkret. Pavarësisht interesimit të kinezëve, raportohet se Juventus nuk ka çelur kurrë asnjë tratativë për largimin e sulmuesit.

Konfrimohet se klubi bardhezi nuk ka asnjë qëllim që të largojë sulmuesin kroat, mbi të gjitha për vetë faktin se edhe Mandzukic është shfaqur i prerë për të mos marrë në konsideratë asnjë ofertë. Dëshira e kroatit shtatlartë të Juventus është që të vazhdojë përpara me fanellën bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat