Sociedad pret Barça-n në “Anoeta”, një fushë aspak e lehtë për miqtë

Futboll

Sociedad pret Barça-n në “Anoeta”, një fushë aspak e lehtë për miqtë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 07:06
Barcelona

Barcelona-n e pret një nga transfertat më të vështira të La Liga-s. Messi me shokë, në fakt, do të luajnë mbrëmjen e së dielës në fushën e Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit spanjoll. “Blaugranat” kanë qenë pothuajse perfekt në La Liga, duke marrë 15 fitore dhe 3 barazime në 18 ndeshjet e para.

Edhe pse duhen luajtur akoma edhe 20 ndeshje në kampionat, mund të thuhet se Barça e ka hipotekuar titullin, duke parë se rivalët e saj numër një, Real Madrid, janë 16 pikë larg tyre, ndërsa Atletico Madrid, që mban vendin e dytë, është 9 pikë larg.

Për më tepër, ambienti katalanas është frymëzuar edhe nga blerja e Philippe Coutinho gjatë merkaton së janarit. Me pak, fjalë gjërat nuk mund të shkonin më mirë se kaq për skuadrën e Valverde-s.

Ndërkohë, Real Sociedad po zhvillon një sezon me ulje-ngritje. Ata kanë shumë lojtarë cilësorë në sulm, por mbrojtja ka shumë probleme dhe ka pak mundësi që t’i rezistojë tredhëmbëshit Dembele-Messi-Suarez.

Shifra dhe Fakte
– Sociedad ka qenë gjithmonë një kundërshtar i vështirë për Barcelona-n në “Anoeta”. Katalanasit kanë fituar vetëm 6 nga 23 ndeshjet e luajtura atje.
– Barcelona, gjithsesi, ka fituar tri ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Sociedad në të gjitha kompeticionet.

– Në 9 nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit që real Sociedad ka luajtur në shtëpi janë realizuar mbi 2.5 gola.
– Barcelona ka fituar 22 nga 25 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ka realizuar të paktën 2 gola në 23 nga 25 ndeshjet e fundit të La Liga-s.
– Skuadra e Valverde-s nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat