Gratë tashmë mund të ndjekin ndeshje futbolli

Futboll

Gratë tashmë mund të ndjekin ndeshje futbolli

Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:47
Pamje nga stadiumi

Gratë në Arabinë Saudite do të lejohen në stadiumet e vendit për të ndjekur ndeshje futbolli, megjithatë më një ndarje nga tribuna ku ka vetëm meshkuj, duke u ulur në tribunën e ndarë, të quajtura “tribuna familjare”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stadiumi i parë që ka hapur dyert për gratë, është ai në qytetin Xhide në ndeshjen e luajtur në mes ekipeve Al-Ahly dhe Al-Batin.

Ky veprim i Arabisë Saudite është i pari në vazhdën e reformave sociale për këtë vit, me të cilat parashihen më shumë të drejta për gratë.

Për të përgatitur kushtet e nevojshme, Arabia Saudite ka caktuar “tribunat familjare”, ndërsa të gjithë stadiumet në Arabinë Saudite janë pajisur edhe me pushimore për femra si dhe hyrje të veçanta dhe parkingje për femra.

Të shtunën, në kryeqytetin e vendit, Rijadi, grave do t’u mundësohet të ndjekin një ndeshje të kampionatit vendor në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat