Sermaxhaj: Futbollistët duhet t’i mbrojë vetëm kontrata

Futboll

Sermaxhaj: Futbollistët duhet t’i mbrojë vetëm kontrata

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:54
Genc Sermaxhaj

Trajneri i shkollës së futbollit ‘79’ nga Gjilani, Genc Sermaxhaj, tha se futbollistët duhet t’i mbrojë kontrata që ata e bëjnë me klubet! “Pjesa dërrmuese e futbollistëve në Superligës nuk kanë menaxher dhe shumë marrëveshje dhe vendime i marrin vetë, krejt kjo si mungesë e menaxherëve profesional.

Futbollistët duhet t’i mbrojë vetëm kontrata e tyre profesionale”, tha Sermaxhaj. Si e sheh pranverën, cilat skuadrat janë në garë të fortë për titull? “Llapi e Drita kanë punuar shumë në këtë afat kalimtar me futbollistë dhe janë ndër ekipet që kanë synimet më të mëdha, për të dalë të parat, gjithashtu Prishtina e Trepça ‘89, në këtë afat kanë sjellë lojtarë e trajnerë cilësorë.

Gjithashtu ekipet të cilat fazën përgatitore e përfundojnë në Turqi, kjo lë të tregoj seriozitetin që kanë”, ka thënë Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat