Bournemouth la me gishta në gojë Arsenalin, duke e mundur me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 23-të në Premier League. Në një atmosferë brilante në stadiumin “Vitality” vendasit shkëlqyen në 20 minutat e fundit dhe i dhanë një goditje të rëndë. Arsenali mbetet sikurse në nokaut!
Të gjitha golat bien në pjesën e dytë të takimit. Arsenalit dukej se po shkon drejt fitores, por gjithçka përmbyset në 20 minutat e fundit. Shqiptarët Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, me bashkëlojtarë u zunë në befasi në 20 minutat e fundit të ballafaqimit. Mbrojtja e vendasve nuk ishte syçelë dhe Hector Bellerin futet në 16-sh, me vetëmohim të pashoq e me goditje të fortë kaloi në epërsi Arsenalin pikërisht në minutën e 52-të.
Callum Wilson në minutën e 70-të, duke e shfrytëzuar edhe ngathtësinë e portierit dhe të mbrojtjes së ‘Topçinjve’, barazoi rezultatin, 1:1. Pas 4 minutave, Jordon Ibe nga rreth 14-15 metra me goditje të fortë tund portën e Arsenalit, 2:1. Arsenali mundet me fajin e gabimeve të mbrojtjes që nuk ishte në element në momentet vendimtare. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 56-të. Kjo humbje Arsenalit ia komplikon edhe më shumë punën në luftë për katër vendet e para, aktualisht renditen në pozitën e gjashtë me 39 pikë, kurse Bournemouth ngjitet në vend të 13-të me 24 sosh.