Ja sa bukur duket Stadiumi i Prishtinës

Futboll

Ja sa bukur duket Stadiumi i Prishtinës

Më: 14 janar 2018 Në ora: 16:31
Stadiumi i Prishtinës

Stadiumi i Prishtinës ka filluar të merr një pamje të mahnitshme moderne. Aty po vazhdojnë punimet, derisa është paralajmëruar se do të jetë i gatshëm në muajin maj.

Ndryshime rrënjësore në infrastrukturë, vërehen si nga brenda, ashtu edhe jashtë stadiumit.

Ndërkohë ishte vet ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ai që u zotua se stadiumi do të jetë i përfunduar në muajin maj. Sipas tij, ky stadium dhe ai “Adem Jashari”, do të jenë në menaxhim të Federatës së Futbollit.

Gashi: Në prill ose maj stadiumi do të jetë i gatshëm

“Ajo që është me rëndësi që kompania është e njoftuar se ne kemi vetëm një pjesë të buxhetit të ndarë dhe është pajtuar që pjesa tjetër t’i paguhet pas rishikimit të buxhetit, por, sido që të jetë ne besojmë që prilli ose fillimi i majit siç kam thënë edhe në takime të tjera do të jetë koha kur stadiumi do të jetë i gatshëm...... Jemi pajtuar që edhe stadiumi i Prishtinës, por edhe stadiumi Adem Jashari të kalojnë nën menaxhimin e Federatës së Futbollit, natyrisht që kjo është një temë për të cilën do ta diskutojmë edhe me kryetarët respektiv të komunave edhe me klubet që menaxhojnë me këto stadiume dhe me gjithë akterët e përfshirë në mënyrë që të kemi një menaxhim të duhur “, tha ai.

Pas kësaj deklarate, pati reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili patë thënë se ministri Gashi duhet ta dijë që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe nuk ka nevojë të hiqet nga procesi i privatizimit, pasi nuk është ndërmarrje shoqërore.

“Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën”, ka shkruar ai në facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat