Kolni shtang Monchengladbach-un

Futboll

Kolni shtang Monchengladbach-un

Nga: K.Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:33
Sorensen

Kolni futet në garë për ekzistencë me fitoren me rezultat 2:1 kundër Monchengladbach-it. Njohësit e futbollit e hoqën si favoritë Monchengladbach-un, por në praktikë doli ndryshe dhe Koln arkëtoi pikët e mëdha. Në minutën e 34-të, Sorensen nga afërsia shënoi golin e epërsisë, por Monchengladbach barazoi përmes Raffael i cili shfrytëzoi një tollovi brenda zonës së vendasve.  

Në minutën e 90+6, Terodde me kokë nga afërsia la të shtangur mysafirët dhe i solli fitoren e madhe Koln-it, e cila skuadër është e fundit në renditje me 9 pikë në Bundesliga I, kurse Monchengladbach është në pozitën e gjashtë me 28 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat