Spektakël në “Anfiled”, Liverpooli e njofton me humbje Manchester Cityn

Futboll

Spektakël në “Anfiled”, Liverpooli e njofton me humbje Manchester Cityn

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2018 Në ora: 18:55

Humbja e parë për liderin e Premier Leagues, Manchester City. Në stadiumin “Anfield” Liverpooli triumfoi me rezultat 4:3 ndaj Cityt, në ndeshjen e javës s 23-të. Gjithçka u shemb në pjesën e dytë për ‘milionerët’ kur Liverpooli dëshmoi superlojë dhe ishin të pandalshëm në çdo cep të fushës. Trajneri Pep Guardiola me Manchester Cityn pas 21 fitore e 1 barazimi, megjithatë u ndalën keq në “Anfield”. Një fitore që do të mbahet mend gjatë edhe për trajnerin Jurgen Klopp i cili as vet se ka pritur se do të mposhtin Cityn. Spektakël në “Anfiled”, u shënuan gjithsej shtatë gola.

Image

Në minutën e 9-të, Alex Oxlade-Chamberlain, me hapat të shpejtë dhe nga rreth 17-18 metra me goditje të fortë e shkundi portën e Manchester Cityt, 1:0. Pesë minuta pa u përmbyllur pjesa e parë, Leroy Sane barazoi rezultatin 1:1. Mirëpo, pjesa e dytë ka qenë në  sundimin e ‘Redsave’, duke e mbush portën e liderit të Premier Leagues.  Roberto Firmino në minutën e 59-të doli më i fortë se njëri nga mbrojtësit rival dhe me mjeshtri gjuajti në këndin e majtë kur topi goditi pingulen dhe futet të portën e portierit, Ederson.

Në minutën e 61-të, Sadio Mane pa menduar as dy herë nga 15 metra shënoi eurogol në pjesën e epërme të djathtë të portës së Cityt, 3:1. Portieri Ederson doli jashtë 16-shit ta evitoi rrezikun, topi shkon deri te Mohamed Salah i cili e goditi nga rreth 35-36 metra dhe fërfëlloi në rrjetë, 4:1.  Në minutën e 84-ë, Bernardo Silva nga afërsia realizoi për 4:2 dhe Ilkay Gundogan ngushtoi humbjen në 4:3 pikërisht në minutën 90+3. Manchester City kryeson me 62 pikë, ka 15 më shumë se Manchester Utd në vend të dytë dhe se Liverpooli që renditet i treti, si dhe Chesea që mban pozitën e katërt.

Liga e Anglisë

Liverpool-Manchester City   4:3 (1:1)

Bournemouth-Arsenal 2:1 (0:0)

Tottenham-Everton     4:0 (1:0)

Chelsea-Leicester         0:0 (0:0)

C.Palace-Burnley 1:0 (1:0)

Huddersfield-West Ham       1:4 (1:1)

Newcastle-Swansea     1:1 (0:0)

Watford-Southampton         2:2 (0:2)

West Brom-Brighton    2:0 (1:0)

Tabela

1. Manchester City      23     20     2       1       62

2. Manchester United           22     14     5       3       47

3. Liverpool       23     13     8       2       47

4. Chelsea  23     14     5       4       47

5. Tottenham               23     13     5       5       44

6. Arsenal            23     11     6       6       39

7. Burnley            23     9       7       7       34

8. Leicester                   23     8       7       8       31

9. Everton           23     7       6       10     27

10. Watford                  23     7       5       11     26

11. West Ham              23     6       7       10     25

12. Crystal Palace                  23     6       7       10     25

13. Bournemouth                  23     6       6       11     24

14. Huddersfield          23     6       6       11     24

15. Newcastle              23     6       5       12     23

16. Brighton                 23     5       8       10     23

17. Southampton                  23     4       9       10     21

18. Stoke             22     5       5       12     20

19. West Brom             23     3       10     10     19

20. Swansea                 23     4       5       14     17

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat