Zyrtare:Kosova cakton ndeshje miqësore

Futboll

Zyrtare:Kosova cakton ndeshje miqësore

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:17
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje miqësore më 2 shkurt në Antalia të Turqisë.Kombëtarja e Azerbajxhanit do të jetë kundërshtari i Kosovës, ekipi i së cilës do të përbëhet vetëm me lojtarë nga Superliga.

Lajmi për aranzhimin e kësaj miqësore është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve. Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat