Skandali i drogës rrezikon Kupën e Botës, Rusia pranë përjashtimit

Futboll

Skandali i drogës rrezikon Kupën e Botës, Rusia pranë përjashtimit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 00:21
Rusia pranë përjashtimit

Referuar një denoncuesi, autoritetet ruse kishin planifikuar për të manipuluar provëzat, me qëllim që asnjë futbollist rus të mos rezultojë pozitiv ndaj analizave anti-doping, gjatë kampionatit të Kupës së Botës, që do të zhvillohet verën e këtij viti në Rusi. Rusia planifikonte të modifikonte porvat e urinës, për të lejuar futbollsitët që të përdornin çdo lloj substance dhe droge që stimulon performancën. Lajmi është bërë i ditur nga tabloidi britanik, “Daily Mail”.

Ata pranë Grigory Rodchenkov, ish-shefi i laboratorit anti-doping në Moskë, pretenduan se do të ishte një kopje karboni i operacionit të zhvilluar në Lojrat Olimpike dimërore të Sochi, të katër viteve më parë. Rodchenkov është tashmë nën mbrojtjen e dëshmitarit në Amerikë, pasi ka dhënë prova kundër atletëve rusë. Ky është një shqetësim i madh për FIFA, kur jemi vetëm pak muaj nga fillimi i Kupës së Botës që do të zhvillohet pikërisht në Rusi.

FIFA mund të hetojë shtetin pritës dhe organizator, dhe nëse do të shpallej fajtor, mund të ndëshkojë Rusinë për atë që do të ishte skandali më i madh i drogës në historinë e futbollit. Mund të finalizohej me ekipin rus që humb futbollistë, madje deri në përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës që organizohet në vendin e saj. Fogel ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me programin dopues në futbollin rus, dhe se si pretendohet të jetë udhëhequr nga Vitaly Mutko, zëvendëskryeministri i Rusisë, i cili deri një muaj më parë ishte personi i ngarkuar për organizimin e Kupës së Botës, Rusia 2018.

“Ajo që di nga Grigory është që urdhëri nga Mutko ishte “Futbolli duhet të jetë i pastër”. Ajo që nënkuptonte ishte se nuk duhej të rezultonte pozitiv ndaj dopingut asnjëherë asnjë futbollist, pavarësisht se që të gjithë futbollistët ishin nën programin e dopingut të sponsorizuar nga shteti”, deklaroi Fogel. Tashmë presioni do të shtohet mbi presidentin e FIFA Gianni Infantino, për të marrë në pyetje Rodchenkov. FIFA pretendon se do të analizojë të gjitha detajet që u janë vënë në dispozicion, për një intervistë më të detajuar ndaj Rodchenkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat