Dhjetë mijë euro shpenzime mujore, FFK i shpërblen 4 mijë euro për titull!

Futboll

Dhjetë mijë euro shpenzime mujore, FFK i shpërblen 4 mijë euro për titull!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:12
Emin Bajrami

Trajneri i klubit të futbollit Hajvalia, Emin Bajrami, është i shokuar nga vendimi i klubit dhe sipas tij, më së shumti do të humbë futbolli!

“Kryesia janë deklaruar se, kanë shpenzime të mëdha dhe përfitime nuk ka, kështu i kanë liruar të gjitha futbollistet. Normal se është mëkat kjo, në shekullin 21 mu shuar një klub për shkaqe financiare. Edhe federata u dashtë me përkrah më shumë ligën e femrave, me i stimuluar më shumë. Buxheti mujor ka qenë afër 10 mijë euro, ndërsa me u shpallë kampion kemi marrë një çmim shumë qesharak, pra katër mijë euro si shpërblim nga FFK.

Përfaqësimi i ekipit ka qenë i jashtëzakonshëm brenda dy viteve, katër trofe dhe mu shua është mëkat si për fshatin e Hajvali dhe të gjithë futbolldashësit. Të shuhet një ekip i njohur edhe në arenën ndërkombëtare dhe atë për shkaqet financiare, kjo është mëkat”, shprehet i revoltuar Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat