Fundi i Ronaldos në Real!?

Futboll

Fundi i Ronaldos në Real!?

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:44
Fundi i Ronaldos në Real!?

Ish-trajneri i Real Madridit gjatë sezonit 2007-2008, Bernd Schuster, ka analizuar në “El Transistor” të “Onda Cero” problemet që Real Madridi kishte gjatë raundit të parë të La Liga-s, këtë sezon. Ai beson se përgjegjësia duhet të përqëndrohet më shumë te lojtarët se sa Zinedine Zidane, pasi franci gjeneron atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga lojtarët, të cilët nuk janë të mirë, siç është e qartë nga fjalët e tij. Së pari, ai e bëri të qartë se trajneri i ekipit të bardhë nuk duhet të ndryshojë planet e tij për të rregulluar situatën, pavarësisht të gjitha “shigjetave”, që tani janë mbi të: “Edhe pse Zidane po merri kritikat kryesore, ai duhet të përqëndrohet në punën e tij”.

Ai, gjithashtu, donte të vlerësonte mundësinë që Cristiano Ronaldo të ulet në stol në funksion të mungesës së golit në kampionat, edhe pse beson se është më e lehtë për ta bërë këtë me lojtarë si Asensio, ose Lucas Vázquez. Ish-trajneri i “Los Blancos” është i bindur për diçka: “Me siguri, Zidane po shqyrton zëvendësimin e Cristianos, por ai do të pyesë veten: si mund t’ia them atij?”
Schuster argumenton se Zidane do të vazhdojë në postin e tij, edhe pse gjërat nuk shkojnë mirë në sport: “Ndryshimin e trajnerit duhet ta shikojmë përtej rezultateve, nëse atmosfera është e mirë në dhomat e zhveshjes… Për mua, problemi kryesor i Real Madridit këtë sezon është mungesa e golit. Kur një lojtar mendon se një tjetër nuk do ta pasojë topin për shkak se ka diçka kundër tij, kjo është serioze, është dritë e kuqe, trajneri duhet të ndërhyjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat