Tentoi të godiste Diego Carlosin

Futboll

Tentoi të godiste Diego Carlosin

Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:27
Tentoi të godiste Diego Carlosin

Pezullohet për një kohë të pacaktuar Tony Chapron, gjyqtari kryesor francez, që u bë protagonist negativ i një episodi të pabesueshëm në fund të takimit Nantes – PSG 0:1, teksa tentoi të godiste me shkelm futbollistin vendas Diego Carlos, i cili e kishte penguar në mënyrë të pavullnetshme, duke e rrëzuar në tokë. Gjyqtari në fjalë, që për ironi i nxori edhe karton të verdhë lojtarit e më pas të kuqin (një të verdhë e kishte marrë më parë), duhet të paraqitet para komisionit disiplinor në Federatën Franceze të Futbollit. Në pritje të vendimit, që parashikohet të jetë i ashpër, Chapron pezullohet nga të gjitha aktivitetet e për rrjedhojë nuk do të mund të vendosë drejtësi në ndeshjen e të mërkurës mes Angers dhe Troyes, ki ishte cakuar si gjyqtar kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat