Hysaj zotohet për Napolin

Futboll

Hysaj zotohet për Napolin

Më: 15 janar 2018 Në ora: 17:19
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, shpreson që të qëndrojë përgjithmonë te klubi i Napolit.
Hysaj është rritur shumë si lojtarë në këto sezonet e fundit dhe më parë raportohej se Barcelona interesohej për të dhe po ashtu edhe klubi anglez, Manchester United.
Por, ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë për të dhe se dëshira është që të qëndrojë sa më gjatë në Serie A tek Napoli.
“A do të qëndroje përgjithmonë në Napoli? Po, definitivisht. Kam imagjinuar diçka të tillë. Jam shumë i lumtur dhe qyteti është i mrekullueshëm”, tha Hysaj.
“Klauzola ime 50 milionë euro? Është klubi që e vendos, unë nuk e vendosi çmimin. Më duket shumë mua, por futbolli është duke shkuar...”
“Unë po mendoj vetëm për vete dhe nëse vjen dikush, atëherë do të shohim”, përfundoi mbrojtësi i talentuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat