Limani: Jemi dëshmitarë të një kampionatit të çmendur!

Futboll

Limani: Jemi dëshmitarë të një kampionatit të çmendur!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:31
Limani në veprim

Mbrojtësi Ardian Limani është i ngazëllyer që është në 11-shin më të mirë të vitit në Superligën e Kosovës. Kjo e motivon edhe më shumë futbollistin e Dritës nga Gjilani, që të jap edhe më shumë nga vetja në pjesën e dytë të kampionatit. 

Në 11-shin më të mirë të vitit, a ishte një befasi apo e keni pritur? “Të them të drejtën, e kam ditur që është konkurrenca shumë e fortë, por gjithashtu kam shumë vetëbesim, kështu që deri diku e kam pritur që do të jem ndër konkurrentët për t’u futur në 11-shin më të mirë”, thotë Limani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mbrojtësi tha se, ky çmim e motivon edhe më shumë:

“Në aspektin personal me shtynë që të punoj edhe më shumë, sepse është motiv i madh kur arrin një sukses, me paraqitje të mira do t'i ndihmoja shumë edhe klubit në vazhdim të kampionatit!”.  Futbollisti theksoi se, me Dritën përgatiten me intensitet të shtuar dhe në një atmosferë fortë të mirë: “Përgatitjet po zhvillohen nën një atmosferë tepër të mirë dhe një vullnet i jashtëzakonshëm për punë, pasi të gjithë e dimë rëndësinë e çdo pike në kampionat apo edhe ndeshjet e kupës! Në pranverë besoj se do të shihni një Dritë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat