Zyrtare: Schalke konfirmon huazimin e Avdijajt te Roda

Futboll

Zyrtare: Schalke konfirmon huazimin e Avdijajt te Roda

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:09
Foto nga prezantimi i sulmusit

Roda JC ka arritur marrëveshje me Schalke ’04 për huazimin e Donis Avdijajt.

Sulmuesi 21 vjeçar i ka kaluar testet mjekësore për ta mbyllur marrëveshjes.

Huazimi i tij është i vlefshëm për gjysmë sezoni te klubi holandez.

Avdijaj kur ka qenë i ri ka luajtur me VFL Osnabruck për të luajtur pastaj me Schalke ’04.

Gjatë viteve 2015 dhe 2016 ai për një vit e gjysmë ka qenë te Sturm Graz për huazim.

“Jemi të lumtur me ardhjen e Donisit te Roda JC. Përvoja e Donisit në garat evropiane do të na bëjë punë në sulm”, ka thënë drejtori teknik, Harm van Veldhoven.

Avdijaj është edhe pjesë e Kosovës, ndërsa ka qenë i tubuar në disa ndeshje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat