Ausilio për transferimet e ardhshme: Rafinha ndoshta, Ramires jo

Futboll

Ausilio për transferimet e ardhshme: Rafinha ndoshta, Ramires jo

Më: 15 janar 2018 Në ora: 22:32
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio konfirmon negociatat për Rafinhan e Barcelonës, por për Ramires thotë se është lojtar i Jiangsu Suning dhe klubi po punon për emra tjerë.

Nerazzurrët konfirmuan nënshkrimin e parë të janarit mbrëmjen e së hënës.

Është mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez, i cili arrin te Interi si huazim me drejt blerje në fund të sezonit për nëntë milionë euro.

Nga fillimi i afatit kalimtar ka pasur spekulime se Interi janë pas Rafinhas së Barcelonës dhe brazilianit të Jiangsu, Ramires dhe pritet transferimi i tyre në ditët e ardhshme.

Por, drejtori sportiv i klubit, Ausilio, ka treguar situatën duke thënë se Rafinha mund të arrihet, ndërsa Ramires jo, pasi klubi po punon për emra tjerë.

Talenti brazilian llogaritej e ardhmja e Barçës, por lëndimet e kanë ndaluar!

“Ne jemi gjithmonë të sigurt kur punojmë”, ka thënë fillimisht Ausilio për Sky kur u pyet për mundësinë e afrimit të Rafinhas.

“Ne kemi nevojë për kohë për ta bërë këtë”, shtoi ai.

“Sa për Ramires, ai është një lojtar i Jiangsu Suning dhe ata do të vendosin se çfarë të bëjnë me të. Po punojmë për gjëra të tjera”, përfundoi drejtori sportiv i Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat