Përgatitjet intensive të Llapit s’i ndal as bora

Futboll

Përgatitjet intensive të Llapit s’i ndal as bora

Më: 15 janar 2018 Në ora: 22:52
Lojtarët e Llapit gjatë stërvitjeve

Llapi që nga 5 janari po vazhdon përgatitjet intensive për pjesën e dytë të kampionatit që do të nisë në mesin e muajit shkurt.

Me punën dhe seriozitetin që po tregojnë lojtarët edhe në kushtet të tilla atmosferike, i kënaqur është shprehur trajneri Tahir Batatina.

Batatina ka theksuar se Llapi ka synim të qartë, daljen në Evropë përmes kampionatit ose Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat