Mourinho: Nëse Sanchez vjen tek ne, shumë mirë për ne

Futboll

Mourinho: Nëse Sanchez vjen tek ne, shumë mirë për ne

Më: 15 janar 2018 Në ora: 23:54
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka refuzuar të flas për fjalët se Manchester United janë afër që të nënshkruajnë me Alexis Sanchezin nga Arsenali. 

Kiliani është i lidhur me kalimin te United, por edhe Pep Guardiola po punon shumë që ta marr në Etihad.

Pas ndeshjes ku United fitoi 3-0 ndaj Stoke Cityt, Mourinho nuk pranoi të flas për situatën e Sanchez.

“Nuk e kam idenë. Sot kam qenë plotësisht u ndarë nga këto gjëra, kam qenë i fokusuar me lojën dhe asgjë tjetër”.

“Nuk dua të flas me situata hipotetike. Mundësia është e madhe që të ketë edhe klube të tjera të interesuara dhe nuk dua të flas për një lojtar që është i Arsenalit”, ka thënë fillimisht për Sky Sport.

Por Jose Mourinho ka dhënë edhe intervistë për BBC.

“Nuk ka të reja për Alexis Sanchez, ai është lojtar i Arsenalit. Nëse ai qëndron te Arsenali, është shumë mirë për ta, nëse vjen te ne shumë mirë për ne”.

“Nëse ai shkon në një klub tjetër, shumë mirë për ata”.

Ai foli edhe për mundësinë e futjes së Henrikh Mkhitaryan në marrëveshje.

“Është e mundur. Po ashtu ka mundësi që të qëndrojë”, ka thënë Mkhitaryan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat