Moura e pranon që po largohet nga PSG, Napoli futet në garë seriozisht

Futboll

Moura e pranon që po largohet nga PSG, Napoli futet në garë seriozisht

Më: 16 janar 2018 Në ora: 00:07
Lucas Moura

Napoli është vënë pas sulmuesit të Paris Saint-Germain, Lucas Moura.

Lojtari ka pranuar që të largohet nga PSG, ndërsa Napoli ka ngecur në bisedime me sulmuesin e Bolognas, Simone Verdin.

Por sulmuesi tha se atij i pëlqen të kalojë në Ligën Premier.

“Nuk mendoj se do të qëndroj më këtu. Fatkeqësisht, aventura ime me Parisin do të marrë fund”.

“Më pëlqen Liga Premier. Liga angleze është më e forta në botë. Kjo do të varet edhe nga shumë faktor tjerë. Duhet të flas edhe me familjen dhe për të kuptuar se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Lucas

Sipas Sky Sport Italia, Napoli është vënë pas lojtarit.

Po ashtu edhe anësori i Barcelonës, Gerard Deulofeu, është një alternativë.

PSG po kërkon ta shes lojtarin që të bëjë para pasi ka thyer rregullat e Financial Fair Play pas transferimit të Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat