Bunjaku me një ekip të talentuar ftohet nga FSHFGJ

Futboll

Bunjaku me një ekip të talentuar ftohet nga FSHFGJ

Më: 16 janar 2018 Në ora: 10:31
Bunjaku me një ekip të talentuar ftohet nga FSHFGJ

Mërgata shqiptare është e organizuar edhe në sportin me masiv, pra futbollin. Çdo vit FSHFGJ bën shpalljen e laureatëve të vitit, kjo ceremoni do të mbahet me 20 janar në qytetin e Frankfurtit në Gjermani.

Për të madhështuar edhe më shumë këtë manifestim, iu  është bërë ftesë për një ndeshje miqësore futbollistëve shqiptarë të përzgjedhur nga Holanda që luajnë nëpër klube të ndryshme, dhe  futbollistëve të përzgjedhur shqiptar që luajnë nëpër klube të ndryshme të Gjermanisë.

Ky akt dëshmon më së miri se sa është e organizuar dhe sa vëmendje i përkushtohet rinisë shqiptare në mërgatë, se FSHFGJ ka sytë dhe mendjen kah rinia shqiptare kudo qe gjenden ata. Duke i falënderuar FSHFGJ për ftesën që na është bërë, SH.SH-KOSOVA nga Dordrecht në Holandë dhe sponsorët:  Enver Avdiaj, Shefqet Mustafa dhe Skënder Hasani, që mundësuan udhëtimin që ekipi nga Holanda i prirë nga Nexhmedin Bunjaku, të jenë pjesë e këtij manifestimi.

Le të shërben ky shembull i mirë si pasqyrë, se me një vullnet dhe organizim të mirëfilltë, gjitha mund të arrihen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat