Nedved optimist për Juventusin

Futboll

Nedved optimist për Juventusin

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:12
Nedved optimist për Juventusin

Legjenda e Juventusit, tani zëvendës-president i klubit, Pavel Nedved shprehet i mahnitur nga përformanca e Napolit këtë sezon. Nedved ka theksuar se Juventus nuk do të dorëzohet në garën për titull, teksa dëshirojnë të fitojnë edhe Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

“Ne jemi vetëm një pikë prapa, por duhet të pranoj se Napoli po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”, rrëfeu Nedvedduke folur për Lidové Noviny.
“Ata janë të organizuar mirë, kanë lojtarë të mëdhenj dhe ata janë të uritur sepse nuk kanë fituar asnjë Scudetto që nga ditët e [Diego] Maradonas”.
“Nëse arrijmë të fitojmë Scudetton e shtatë, e cila është objektivi ynë, do të jetë mbrojtja më e vështirë e titullit”.
“Ne jemi ende në të tri garat dhe ne duam të fitojmë të gjitha. Prioriteti më i madh për tifozët tanë është Liga e Kampionëve, por prioriteti im është të fitojmë të tri garat”.
“Unë kurrë nuk i ul ambiciet e mia dhe vlerësoj se djemtë tanë po vazhdojnë ende të përparojnë”.
“Disa nga lojtarët tanë mund të fitojnë Scudetto e tyre të shtatë radhazi, e cila me të vërtetë është e mahnitshme”, përfundoi legjenda çeke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat