Shqiptari që shoqëroi Fadil Vokrrin në Partizan të Beogradit!

Futboll

Shqiptari që shoqëroi Fadil Vokrrin në Partizan të Beogradit!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:27
Shqiptari që shoqëroi Fadil Vokrrin në Partizan të Beogradit!

Një fotografi shumë interesante nga arkiva e historisë së futbollit. Dihet se Partizani i Beogradit ka pasur një numër të madh të shqiptarëve, që bartën fanellën e saj, duke u nisur nga Zenun Brovina, Xhevat e Luan Prekazi, Kujtim Shala, Isa Sadriu, Fadil Vokrri, pa e harruar edhe goranin nga Dragashi Fahrudin Jusufi, i cili ka qenë edhe trajner në vitet e 80-ta.

Një fotografi me gjasë e vitit 1986 apo 1987, është shumë sportive dhe atraktive, kur ish futbollistit të mirënjohur Fadil Vokrri, i shkonte në prapavijë një shqiptar.

Është fjala për Behram Hysenin, që në një ndeshje të asaj kohe në Ish Jugosllavi, e shoqëroi Vokrrin, më së miri e dëshmon edhe fotoja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat