Prishtina ndeshet me Ballkanin

Futboll

Prishtina ndeshet me Ballkanin

Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:23
Pamje nga një ndeshje

Klubi i futbollit Prishtina vazhdon përgatitjet e fazës së parë pranverore duke punuar edhe nga dy herë në ditë. Skuadra do të udhëtoj më 25 janar në Antalya ku ka siguruar edhe dy ndeshje miqësore dhe pret të aranzhoj edhe ndeshje tjera kontrolluese.

Ndërsa, këtë të premte më 19 janar nga ora 13:00, Ballkani i Therandës, anëtar i Ligës së parë dhe favorit për t’u inkuadruar në Superligë, do të pret bardhekaltrit nga kryeqendra në fushën e sapo promovuar me bari sintetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat