Pionierët e Shkupit në Dojran

Futboll

Pionierët e Shkupit në Dojran

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:48
Pionierët e Shkupit në Dojran

Padyshim se gjeneratat e reja të klubit të futbollit Shkupi janë shumë të rëndësishme për klubin, prandaj për fillim të mbarë të sezonit pranveror, sot ekipi i gjeneratës 2002 të udhëhequr nga dyshja e trajnerëve Ferdi Ismaili dhe Alisa Vishi kanë arritur në qytetin e Dojranit në hotelin “Istatov”.
Në organizimin e këtij qëndrimi në qendrën sportive të Dojranit, ka ndihmuar edhe koordinatori i gjeneratave të reja, trajneri prof. Jeton Musliu. Qëndirmi i pionierëve do të zgjasë për 6 ditë, ndërsa gjatë kjo faze do të shfrytëzohet në maksimum për të ngritur përgatitjen fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat